Faturat e energjisë elektrike deri në maj do t’ju vijnë më lirë
Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike parasheh edhe subvencionimin e konsumatorëve të energjisë elektrike.
Pjesa e energjisë elektrike që ata paguajnë për energjinë elektrike që e marrin nga prodhuesit e energjisë nga burimet e ripërtëritshme do të subvencionohet. Kjo, pasi qeveria në bazë të ligjit ka ndarë një shumë deri në 16 milionë euro, e cila do t’u jepet atyre prodhuesve përmes KOSTT-it.
Pra, mjetet do të derdhen në këtë kompani e nga aty tek prodhuesit. Kjo do të zgjasë nga janari deri në maj. Kjo nënkupton që shuma që e përfitojnë këta prodhues, do t’iu zbritet konsumatorëve.
Në bazë të kalkulimeve del që konsumatorëve do t’iu zbritet në faturat e tyre cmimi prej 0.0061 cent për kilovat/orë të shpenzuar nga tash deri në maj.
Kjo nënkupton që nëse një konsumator ka shpenzuar 1000 kilovat/orë gjatë 1 muaji, fatura do t’i vije 6.1 euro më lirë.
Pra, subvencionimi është i lidhur direkt me prodhuesit e energjisë së ripërtëritshme (BRE), rrjedhimisht zbritja në euro lidhet me konsumin e eneregjisë elektrike.
Ekspertët e KESCO-s kanë bërë maksimumin që përgatitjet për implelementimin e kësaj zbritje të bëhen me kohë dhe kësaj ia kanë arritur me sukses të plotë. Tashmë cdo gjë është gati dhe kjo zbritje ka filluar të implementohet në fatura.
Çmimet e energjisë elektrike caktohen nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë. Këto cmime në Kosovë, sipas agjencisë zyrtare të statistikave të Bashkimit Evropian, Eurostat, janë më të lirat në Evropë.