shq eng srb
gradient

Kush jemi ne

KESCO - Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike e themeluar në janar të vitit 2015 nga konsorciumi Limak-Çalik, është kompani që ka epitetin e furnizuesit publik të energjisë elektrike në Republikën e Kosovës.

Kompania ka rreth 600 mijë konsumatorë, përderisa mbi 200 punëtorë janë të përkushtuar t’u japin atyre shërbime më të mira, të sigurta dhe të arritshme për të gjithë. Si kompani inovative dhe në hap me kohën, ne adaptojmë shërbimet konform kërkesës. Të shpërndarë në të gjithë vendin, shërbimet tona janë lehtësisht të qasshme për të gjithë konsuamtorët pa dallim.

KESCO numëron gjithsej 38 arka që shërbejnë për pagesa dhe shërbime tjera. Kompania ofron edhe shërbime elektronike të pagesave dhe informacioneve detajuese të furnizimit për konsumatorë, përmes aplikacionit mobil e-Kesco.

Kompania ka marrëveshje për pagesa të energjisë elektrike me të gjithë bankat kosovare dhe kompanitë për transfere të parave, përmes të cilave konsumatorëve iu mundësohet qasje e lehtë në shërbime. KESCO ka edhe Qendrën e Thirrjes, të pajisur me teknologjinë më moderne, që është në dispozicion 24/7.

Përveç synimit parësor që kemi furnizimin e qëndrueshëm me energji elektrike, kompania ka për qëllim zhvillimin dhe përkrahjen e shoqërisë, duke e fuqizuar rolin e gruas në shoqëri, në vendin e punës dhe duke e bërë pjesë kyçe të vendimarrjeve. Sot me krenari theksojmë rolin e barabartë që kanë gratë në vendin e punës. 

Derisa sot japim shërbimet më të mira, ne mendojmë të nesërmen, të ardhmen. Zhvillimi për ne është përditshmëri. Konsumatori është prioritet. Shërbimet ngriten kur prioriteti është motiv për zhvillim. Prandaj, të sigurt po vazhdojmë misionin tonë ashtu siç jemi zotuar.

Banner image

Misioni

Ne ofrojmë energji elektrike kualitative për secilin konsumator, me çmimin më të ulët të mundshëm dhe përkushtimin më të madh.

Strategjia

Është obligimi i yni që të shërbejmë të gjithë konsumatorët tonë me devotshmëri, etikë dhe respekt çdo ditë të javës.

Vlerat tona

Të fuqizojmë rolin e gruas kosovare në energjetikë, dhe të japim kontribut të përditshëm në zhvillimin e shoqërisë.

Vizoni

Vizioni ynë është të ofrojmë shërbimet më profesionale, përmes metodave më moderne, duke përcjellur trendet teknologjike.