Pyetjet më të shpeshta
Aplikacioni mobil eKesco mund të shkarkohet në:
Në Android (PlayStore), iPhone(AppStore), duke kërkuar eKesco.
Pas shkarkimit, regjistrohuni duke plotësuar të dhënat tuaja: Shifrën, emrin dhe mbiemrin, numrin e telefonit dhe e-mailin tuaj.
Konsumatori në një llogari mund të regjistrojë më shumë se një njehsor. Për informata më të hollësishme mbi regjistrimin dhe përdorimin e aplikacionit mobil eKesco, mund të shkarkoni manualin për eKesco.
Në adresën: kesco-energy.com mund të gjeni një manual më të detajuar rreth përdorimit të aplikacionit.
Për të pranuar informatat mbi ndërprerjet e planifikuara të energjisë elektrike, ju mund të regjistroheni në aplikacionin “eKesco” ose shkruani në: info@kesco-energy.com duke dhënë informatat relevante.
KESCO sh.a.ofron disa mënyra të pagesës së faturave të energjisë elektrike.
- Arkave të KESCO (map linku)
- Aplikacionit eKesco, ku pagesat mund të bëhen me të gjitha kartelat vendore dhe ndërkombëtare Visa dhe Master Card.
- Bankave komerciale, institucioneve financiare jo-bankare.
Informata tjera lidhur me pagesat mund t’i gjeni edhe në rubrikën Fatura dhe Pagesa në ueb-faqen e KESCO.( linku )
Të gjithë konsumatorët ekzistues të cilët kanë nevojë për shërbime të ndryshme të energjisë elektrike nga KESCO sh.a., mund të paraqiten në sportelet e Kujdesit për Konsumatorë, duke specifikuar kërkesën apo ankesën e tyre, si më poshtë:
Hapi 1- Paraqituni në sportelet e Shërbimit për Konsumatorë ose shkarkoni formularin.
Hapi 2- Plotësoni të dhënat mbi konsumatorin në formën e lartcekur (Hapi 1).
Hapi 3- Vendosni shenjën (kliko në katrorin e hijezuar) për të specifikuar llojin e ankesës apo kërkesës siç përshkruhet në formë.
Hapi 4- Shënoni ndonjë të dhënë që mund t’ju ndihmojë në shqyrtimin më të drejtë të kërkesës tuaj.
Hapi 5- Nënshkruani formën dhe vendosni datën.
Hapi 6- Dorëzoni formën në sportelin më të afërt të KESCO-s. Gjatë dorëzimit, zyrtari në sportel do t’ju japë një numër reference, me të cilin dëshmohet se keni bërë kërkesë/ankesë.
Konsumatorët mund të parashtrojnë kërkesa apo ankesa lidhur me shërbimet e energjisë elektrike edhe përmes postës elektronike: info@kesco-energy.com; Qendrës së Thirrjes apo faqes zyrtare në Facebook.
Klienti duhet të bëjë kërkesë për ri-kyçje në Departamentin për Konsumatorë tek furnizuesi i licencuar (shih furnizuesit). Bazuar në Rregulloren e ZRRE-së nr. 09/2017 për shkyçje dhe ri-kyçjen e konsumatorëve në sektorin e energjisë, në kapitullin VI dhe nenin 23, afatet dhe kushtet për ri-kyçje deklarohen të jenë:
Ndërmarrja e energjisë do të ri-kyç objektin e shkëputur të klientit jo më vonë se 24 orë pasi të jenë plotësuar kushtet e ri-kyçjes. Nëse, për ndonjë arsye teknike, klienti nuk mund të ri-kyçet brenda afatit të përshkruar më sipër, konsumatori mund të paraqesë kërkesën përmes Qendrës së Thirrjes ose Zyrës së Kujdesit për Konsumatorë.
Tarifat me pakicë të energjisë elektrike janë të rregulluara dhe të aprovuara nga Zyra e Rregullatorit për Energji. Struktura ekzistuese tarifore ditore përbëhet nga tarifa e lartë (TL) dhe tarifa e ulët (TU). Koha e shfrytëzimit të tarifës së lartë prej 1 tetorit deri më 31 mars është nga ora 07:00 deri në ora 22:00, ndërsa prej 1 prillit deri më 30 shtator është nga ora 08:00 deri në 23:00.
Ju mund të kryeni pagesat me anë të këtyre shërbimeve nëse keni bërë një marrëveshje me bankën me të cilën operoni. Mjafton që në momentin e kryerjes së pagesës të plotësoni në mënyrë të saktë informacionet që do t’ju kërkohen (shifra e konsumatorit ose numri i referencës që është e shënuar në fund të faturës).
Në rast se keni përmbushur detyrimet finaciare dhe ende nuk jeni rikyçur, ju lutem kontaktoni Qendrën e Thirrjes në numrin: 0800-79-100 apo shkruani email adresën: info@kesco-enenrgy.com (duke bashkëngjitur dëshminë përkatëse) ose vizitoni sportelet tona në distriktin tuaj përkatës (Harta).
Në rast të gabimeve gjatë pagesës së faturave të energjisë elektrike, ju sugjerojmë të vizitoni sportelet e Kujdesit për Konsumatorë në KESCO në distriktin tuaj përkatës, për të parashtruar kërkesë për përmirësimin e gabimit lidhur me pagesën. Në rast të pagesës përmes institucioneve financiare jo-bankare, ju lutem të drejtoheni në institucionin përkatës ku është realizuar pagesa. Nëse pagesa është realizuar gabimisht përmes aplikacionit mobil “eKesco”, ju sugjerojmë të na shkruani në e-mailat: info@kesco-energy.com ose parashtroni ankesë në sportelet e Kujdesit për Konsumatorë në KESCO.
Tarifa fikse caktohet nga Zyra e Rregullatorit për Energji dhe është një tarifë që caktohet për të mbuluar shpenzimet administrative dhe shërbimet, si: Leximin, faturimin, shpërndarjen e faturës, mirëmbajtjen e llogarisë së konsumatorit, etj.
Çdo konsumator i cili dëshiron të ankohet për leximin dhe faturimin, mund ta bëjë këtë duke thirrur në Qendrën e Thirrjes, në numrin pa pagesë: 0800 791 00, që është shtypur në pjesën e pasme të faturës ose të dërgojë e-mail në info@kesco-energy.com apo duke u paraqitur vetë në Zyrat për Kujdesin ndaj Konsumatorëve.
Në rast kur harrohet fjalëkalimi apo për arsye të ndryshme nuk mund të kyçeni në aplikacionin eKesco, ju lutem dërgoni email në: info@kesco-energy.com, duke përshkruar saktë të dhënat e pikës matëse/njehsorit si dhe të sqaroni problemin për të cilin nuk mund të kyçeni. Qendra e Thirrjes gjithashtu mund t’ju ndihmojë në rast se hasni në probleme të tilla.
Për të bërë një sugjerim, mirënjohje apo ankesë në shërbimet e ofruara, ju mund ta paraqitni atë duke e plotësuar formularin përkatës dhe ta vendosni në kutitë e sugjerimeve nëpër të gjitha distriktet/nëndistriktet e KESCO.
Kompania KESCO nuk ndal provizion gjatë pagesave online të faturave të energjisë elektrike. Në rast të ndalesave, ju lutem të kontaktoni bankën tuaj.
Të gjithë konsumatorët të cilët pranojnë shërbime nga KESCO janë të obliguar të përmbushin obligimet e tyre ndaj kompanisë. Sidoqoftë, në raste të caktuara, kategoritë sikurse rastet sociale, janë të rregulluara me legjislacion nga institucionet vendore.
Për këtë qëllim, KESCO bashkëvepron ngushtë me Ministrinë e Punëve dhe Mirëqenies Sociale për të implementuar subvencionet për kategoritë e rasteve sociale, sipas listave të përcaktuara nga ministria përkatëse.
Për çdo informatë lidhur me rastet sociale, konsumatorët duhet të drejtohen në Ministrinë e Punëve dhe Mirëqenies Sociale.
Fatura e energjisë elektrike dorëzohet çdo muaj fizikisht në adresën që është e specifikuar në kontratën për furnizim me energji elektirke.
Sipas Nenit 28 të Rregullave për Kushte të Përgjithshme të furnizimit me energji elektrike, pika 4 thekson: ‘’Faturat duhet të dërgohen në adresën e konsumatorit që është specifikuar në kontratën për furnizim.
Nëse nuk është specifikuar adresa ose është specifikuar në mënyrë të pasaktë, ose jo të plotë apo nëse konsumatori nuk gjendet më në adresën e specifikuar, furnizuesi do ta bëjë dërgesën në vendndodhjen fizike ku ka ndodhur shfrytëzimi i energjisë’’.
Mundësi tjetër për të pranuar faturën e energjisë elektrike është edhe përmes aplikacionit eKesco, kërkesës zyrtare përmes e-mailit info@kesco-energy.com ose platformave tjera online që janë në shërbim të konsumatorëve.