shq eng srb

Pyetjet më të shpeshta

Keni ndonjë pyetje? Ne jemi këtu për ju!

Si të regjistrohem në aplikacionin mobil “eKesco”?

Aplikacioni mobil eKesco mund të shkarkohet në:

Në Android (PlayStore), iPhone(AppStore), duke kërkuar eKesco.

Pas shkarkimit, regjistrohuni duke plotësuar të dhënat tuaja: Shifrën, emrin dhe mbiemrin, numrin e telefonit dhe e-mailin tuaj.

Konsumatori në një llogari mund të regjistrojë më shumë se një njehsor. Për informata më të hollësishme mbi regjistrimin dhe përdorimin e aplikacionit mobil eKesco, mund të shkarkoni manualin për eKesco.

Në adresën: kesco-energy.com mund të gjeni një manual më të detajuar rreth përdorimit të aplikacionit.

Si mund të kyçem në aplikacionin eKesco pasi që kam harruar fjalëkalimin?

Në rast kur harrohet fjalëkalimi apo për arsye të ndryshme nuk mund të kyçeni në aplikacionin eKesco, ju lutem dërgoni email në: info@kesco-energy.com, duke përshkruar saktë të dhënat e pikës matëse/njehsorit si dhe të sqaroni problemin për të cilin nuk mund të kyçeni. Qendra e Thirrjes gjithashtu mund t’ju ndihmojë në rast se hasni në probleme të tilla.

Tani në dy platforma në dispozicion

Shkarko aplikacionin eKesco