Pyetjet më të shpeshta
KESCO sh.a.ofron disa mënyra të pagesës së faturave të energjisë elektrike.
- Arkave të KESCO (map linku)
- Aplikacionit eKesco, ku pagesat mund të bëhen me të gjitha kartelat vendore dhe ndërkombëtare Visa dhe Master Card.
- Bankave komerciale, institucioneve financiare jo-bankare.
Informata tjera lidhur me pagesat mund t’i gjeni edhe në rubrikën Fatura dhe Pagesa në ueb-faqen e KESCO.( linku )
Të gjithë konsumatorët ekzistues të cilët kanë nevojë për shërbime të ndryshme të energjisë elektrike nga KESCO sh.a., mund të paraqiten në sportelet e Kujdesit për Konsumatorë, duke specifikuar kërkesën apo ankesën e tyre, si më poshtë:
Hapi 1- Paraqituni në sportelet e Shërbimit për Konsumatorë ose shkarkoni formularin.
Hapi 2- Plotësoni të dhënat mbi konsumatorin në formën e lartcekur (Hapi 1).
Hapi 3- Vendosni shenjën (kliko në katrorin e hijezuar) për të specifikuar llojin e ankesës apo kërkesës siç përshkruhet në formë.
Hapi 4- Shënoni ndonjë të dhënë që mund t’ju ndihmojë në shqyrtimin më të drejtë të kërkesës tuaj.
Hapi 5- Nënshkruani formën dhe vendosni datën.
Hapi 6- Dorëzoni formën në sportelin më të afërt të KESCO-s. Gjatë dorëzimit, zyrtari në sportel do t’ju japë një numër reference, me të cilin dëshmohet se keni bërë kërkesë/ankesë.
Konsumatorët mund të parashtrojnë kërkesa apo ankesa lidhur me shërbimet e energjisë elektrike edhe përmes postës elektronike: info@kesco-energy.com; Qendrës së Thirrjes apo faqes zyrtare në Facebook.
Fatura e energjisë elektrike dorëzohet çdo muaj fizikisht në adresën që është e specifikuar në kontratën për furnizim me energji elektirke.
Sipas Nenit 28 të Rregullave për Kushte të Përgjithshme të furnizimit me energji elektrike, pika 4 thekson: ‘’Faturat duhet të dërgohen në adresën e konsumatorit që është specifikuar në kontratën për furnizim.
Nëse nuk është specifikuar adresa ose është specifikuar në mënyrë të pasaktë, ose jo të plotë apo nëse konsumatori nuk gjendet më në adresën e specifikuar, furnizuesi do ta bëjë dërgesën në vendndodhjen fizike ku ka ndodhur shfrytëzimi i energjisë’’.
Mundësi tjetër për të pranuar faturën e energjisë elektrike është edhe përmes aplikacionit eKesco, kërkesës zyrtare përmes e-mailit info@kesco-energy.com ose platformave tjera online që janë në shërbim të konsumatorëve.