shq eng srb

Pyetjet më të shpeshta

Keni ndonjë pyetje? Ne jemi këtu për ju!

Si mund të njoftohem paraprakisht mbi ndërprerjet e planifikuara të energjisë elektrike?

Për të pranuar informatat mbi ndërprerjet e planifikuara të energjisë elektrike, ju mund të regjistroheni në aplikacionin “eKesco” ose shkruani në: info@kesco-energy.com duke dhënë informatat relevante.

Kërkesë për ri-kyçje, pas shkëputjes për shkak të borxhit të krijuar?

Klienti duhet të bëjë kërkesë për ri-kyçje në Departamentin për Konsumatorë tek furnizuesi i licencuar (shih furnizuesit). Bazuar në Rregulloren e ZRRE-së nr. 09/2017 për shkyçje dhe ri-kyçjen e konsumatorëve në sektorin e energjisë, në kapitullin VI dhe nenin 23, afatet dhe kushtet për ri-kyçje deklarohen të jenë:

Ndërmarrja e energjisë do të ri-kyç objektin e shkëputur të klientit jo më vonë se 24 orë pasi të jenë plotësuar kushtet e ri-kyçjes. Nëse, për ndonjë arsye teknike, klienti nuk mund të ri-kyçet brenda afatit të përshkruar më sipër, konsumatori mund të paraqesë kërkesën përmes Qendrës së Thirrjes ose Zyrës së Kujdesit për Konsumatorë.

Kur është energjia elektrike më e lirë dhe kur më e shtrenjtë?

Tarifat me pakicë të energjisë elektrike janë të rregulluara dhe të aprovuara nga Zyra e Rregullatorit për Energji. Struktura ekzistuese tarifore ditore përbëhet nga tarifa e lartë (TL) dhe tarifa e ulët (TU). Koha e shfrytëzimit të tarifës së lartë prej 1 tetorit deri më 31 mars është nga ora 07:00 deri në ora 22:00, ndërsa prej 1 prillit deri më 30 shtator është nga ora 08:00 deri në 23:00.

 

A mund ta paguaj faturën e energjisë elektrike me anë të shërbimeve e-banking në bankën me të cilën operoj, edhe nëse kontrata me KESCO-n nuk është në emrin tim (p.sh.,faturën e prindërve apo të qiradhënësit)?

Ju mund të kryeni pagesat me anë të këtyre shërbimeve nëse keni bërë një marrëveshje me bankën me të cilën operoni. Mjafton që në momentin e kryerjes së pagesës të plotësoni në mënyrë të saktë informacionet që do t’ju kërkohen (shifra e konsumatorit ose numri i referencës që është e shënuar në fund të faturës).

Kam bërë pagesën e faturës së energjisë elektrike, por ende nuk jam rikyçur?

Në rast se keni përmbushur detyrimet finaciare dhe ende nuk jeni rikyçur, ju lutem kontaktoni Qendrën e Thirrjes në numrin: 0800-79-100 apo shkruani email adresën: info@kesco-enenrgy.com (duke bashkëngjitur dëshminë përkatëse) ose vizitoni sportelet tona në distriktin tuaj përkatës (Harta).

Kam paguar gabim faturën e energjisë elektrike, si t’ia bëj ( gabim në shifër, gabim në përshkrim, etj)?

Në rast të gabimeve gjatë pagesës së faturave të energjisë elektrike, ju sugjerojmë të vizitoni sportelet e Kujdesit për Konsumatorë në KESCO në distriktin tuaj përkatës, për të parashtruar kërkesë për përmirësimin e gabimit lidhur me pagesën. Në rast të pagesës përmes institucioneve financiare jo-bankare, ju lutem të drejtoheni në institucionin përkatës ku është realizuar pagesa. Nëse pagesa është realizuar gabimisht përmes aplikacionit mobil “eKesco”, ju sugjerojmë të na shkruani në e-mailat: info@kesco-energy.com ose parashtroni ankesë në sportelet e Kujdesit për Konsumatorë në KESCO.

A ndalet provizon gjatë pagesave online të faturave të energjisë elektrike?

Kompania KESCO nuk ndal provizion gjatë pagesave online të faturave të energjisë elektrike. Në rast të ndalesave, ju lutem të kontaktoni bankën tuaj.

Jam rast social dhe nuk mund të paguaj faturën. Si duhet të veproj?

Të gjithë konsumatorët të cilët pranojnë shërbime nga KESCO janë të obliguar të përmbushin obligimet e tyre ndaj kompanisë. Sidoqoftë, në raste të caktuara, kategoritë sikurse rastet sociale, janë të rregulluara me legjislacion nga institucionet vendore.

Për këtë qëllim, KESCO bashkëvepron ngushtë me Ministrinë e Punëve dhe Mirëqenies Sociale për të implementuar subvencionet për kategoritë e rasteve sociale, sipas listave të përcaktuara nga ministria përkatëse.

Për çdo informatë lidhur me rastet sociale, konsumatorët duhet të drejtohen në Ministrinë e Punëve dhe Mirëqenies Sociale.

Tani në dy platforma në dispozicion

Shkarko aplikacionin eKesco