Si konsumator ekzistues, ju mund të keni kërkesa të ndryshme dhe ne punojmë vazhdimisht që të ju ofrojmë zgjidhjet sa më të mira e më të përshtatshme për ju. Për të parashtruar lloje të ndryshme të kërkesave në KESCO, ndiqni hapat e mëposhtëm:
- Paraqituni në sportelet e Shërbimit për Konsumatorë. Ju mund të plotësoni paraprakisht formën e kërkesës dhe ta sillni atë të plotësuar.
- Vendosni shenjën kliko në katror për të specifikuar llojin e kërkesës/ankesës, siç përshkruhet në formë.
- Shënoni ndonjë të dhënë që mund t’ju ndihmojë në shqyrtimin më të drejtë të kërkesës tuaj.
- Nënshkruani formën dhe vendosni datën.
- Dorëzoni formën në sportelin më të afërt të KESCO-s. Gjatë dorëzimit, zyrtari në sportel do t’ju japë një numër reference, me të cilin dëshmohet se keni bërë kërkesë/ankesë.
- Afati për shqyrtimin e ankesës do të jetë 30 ditë kalendarike mirëpo nuk do të tejkalojë afatin perfundimtar prej 3 muaj nga data e pranimit dhe regjistrimit të ankesës për raste më të ndërlikuara.