Shtohen 4 shërbime të reja në aplikacionin eKesco
Aplikacioni eKesco është një aplikacion që ka pëmirësuar jo vetëm shërbimet tona në shumë aspekte por edhe ka lehtësuar qasjen e shumë përdoruesve që e kanë shkarkuar këtë aplikacion.
Duke filluar me pagesat e energjisë elektrike, e deri tek menaxhimi i dy e më shumë njëhësorëve në një llogari të vetme, ky aplikacion po përdoret jo vetëm nga vendorët por edhe atdhetarët tonë që jetojnë jashtë shtetit.
Regjistrimi në këtë aplikacion është falas si dhe nuk ka ndalesa për pagesat që kryhen në të. Për ta bërë edhe më të qasshëm ndaj konsumatorit si dhe për të reduktuar pritjet e gjata në radhë, aplikacioni eKesco është përditësuar me katër shërbime të reja pa pagesë.
Konsumatorët e KESCO-s tani mund të:
- Parashtrojnë kërkesa dhe ankesa përmes e-Kescos;
- Të shohin punimet në rrejt përmes hartës së integruar në aplikacion;
- Të bëjnë llogaritjen e përafërt të faturës (përllogaritje e shpenzimeve të pajisjeve elektrike);
- Të raportojnë ndërprerjet e energjisë elektrikee.
Më lehtë se kurrë – platformë që ofron shërbime falas në telefonin tuaj. Shkarkoni tani:
Apple Store apo Google Play.