Rritja e mundësive ekonomike për gratë
Investimi në gra është investim në sukses!
Angazhimi i vërtetë i një korporate mund të shihet në atë se sa seriozisht kompanitë e tilla, të mëdha, i integrojnë mundësitë ekonomike për gra në aktivitetet e tyre. Nuk mjafton vetëm të flasim dhe të shkruajmë për fuqizimin ekonomik të grave. Ajo e cila ka rëndësi është plotësimi i kësaj retorike me investime specifike për gratë.
KESCO ka filluar prej kohësh që të përkrahë bizneset në pronësi të grave, shpesh duke i mbështetur me donacione që ju kanë shërbyer për tu rritur dhe konkuruar në tregun e sotëm vendor.
Vetëm në vitet e fundit, ne kemi përkrahur vazhdimisht ndërmarrjet në pronësi të grave në zinxhirin tonë vendor të furnizimit me energji elektrike por edhe në blerjen e produkteve të prodhuara nga gratë.
Sa i përket pjesëmarrjes së grave në kompanine tonë, në KESCO 100% e udhëheqësisë janë gra, ndërsa 55% e punonjësve poashtu përbëjnë gra. Ne besojmë që numra të tillë shërbejnë si shtytje dhe shembull për kompanitë në vend.