Mënyra për të kursyer energji elektrike në vitin 2021
Meqenëse Viti i Ri gati sa nuk ka ardhur, shumica nga ne kemi filluar të mendojmë për objektivat që dëshirojmë t’i arrijmë në vitin që po vjen. Listës tuaj të përvitshme, këtë herë shtojani edhe disa mënyra për të kursyer energji elektrike. Ndiqni listën më poshtë për të mësuar se për çfarë bëhet fjalë.
Mos i lini dritat ndezur
Kjo është një objektivë e thjeshtë që mund të arrihet shumë lehtë. Mundohuni t’i fikni dritat e dhomave ku nuk qëndron askush. E gjithë kjo mund t’ju duket e parëndësishme, por do të zvogëlojë çmimin e përgjithshëm të faturës mujore.
Bëni dush të shpejtë
Dikush mund të pyes se çfarë ka lidhje kjo me kursimin e energjisë elektrike, mirëpo ne do t’ju tregojmë që uji shpenzon energji elektrike për t'u ngrohur. Kështu, nëse nuk e zgjatni shumë dushin me ujë të ngrohtë, kjo do të ndikojë në zvogëlimin e shumës së faturës.
Mbushni makinat larëse plot para se t’i përdorni
Ndonjëherë ne e lëshojmë enëlarësen me vetëm pak enë dhe kjo ndodhë edhe me makinën e rrobave. Prisni deri sa t’i mbushni këto pajisje elektrike plot dhe pastaj lëshoni të kryejnë funksionin e tyre. Në këtë mënyrë ju do të kurseni energji elektrike më shumë se zakonisht.
Mbani dyert dhe dritaret të mbyllura
Gjatë stinës së dimrit, mundohuni t'i mbani dyert dhe dritaret e mbyllura, sepse kështu nxehtësia qëndron më shumë në dhomat tuaja, sidomos në rastet kur e përdorni energjinë elektrike si burim ngrohjeje.
Hiqni nga priza pajisjet elektrike që nuk i përdorni
Edhe kur pajisjet elektrike nuk janë të ndezura ose në përdorim, ato shpenzojnë energji elektrike nëse janë ende të kyçura në prizë. Në vend që t’i hiqni nga priza një nga një të gjitha këto pajisje, investoni në një kabllo vazhduese nga ku mund t’i ndalni të gjitha në të njëjtën kohë me një buton të vetëm.
Nëse ju përmbahemi këtyre këshillave, ne natyrisht që do të shpenzojmë energji elektrike më pak në vitin 2021