Ata janë të përkushtuar të përmbushin misionin dhe vizionin e kompanisë në mënyrën më të mirë të mundshme.
Kështu, në vend që të kërkojmë zgjidhje të thjeshta ne po bëjmë zgjidhjet më të mira dhe afatgjate duke punësuar njerëzit e duhur. Përveç që punonjësit e KESCO-s janë ekspertë të fushave përkatëse në të cilat ata punojnë, ata nuk hezitojnë të jenë bashkëpunues me kolegët si dhe konsumatorët tanë.
KESCO është e përkushtuar në diverzitet në vendin e punës si dhe në sigurimin e mundësive të barabarta të punësimit. 50% e stafit tonë janë gra, ndërsa 90% e grave kanë pozita udhëheqëse në kompani. Kjo na bën kompani lidere në vend për trajtim të barazisë gjinore.
Etika jonë e punës na bën një kompani të veçantë në vend. Përkushtimi ynë themelor mbetet në: ndërtimin e mardhënieve sa më të mira me kolegë, ndjekjen e inovacionit, profesionalizmin e lartë si dhe kryerjen e punëve me përgjegjësi dhe cilësi të lartë.