Aktivitetet e KESCO-s për Efiçiencë të Energjisë Elektrike
KESCO ka ndërmarrë një sërë hapash dhe aktivitetesh konkrete për të këshilluar konsumatorët që të përdorin energjinë elektrike në mënyrë sa më eficiente. Përdorimi efikas i energjisë sjell fatura më të ulëta por në të njëjtën kohë kontribuon në ndotjen sa më pak të planetit tonë. Për të vetëdijësuar komunitetin rreth konsumit të energjisë elektrike KESCO ka:
- Organizuar ligjërata për Efiçiencë të Energjisë Elektrike - Në këto ligjërata kanë marrë pjesë më shumë se 500 nxënës të shollave fillore, ku është diskutuar roli i energjisë elektrike si dhe janë dhëne shumë këshilla për format e kursimit të energjisë elektrike.
- Vizituar konsumatorë derë më derë duke shpërndarë kështu këshilla në konsumin e energjisë elektrike.
- Ka përpiluar broshura me këshilla kursimi për fëmijë, kështu duke vetëdijësuar ata rreth energjisë elektrike qysh nga një moshë e re.
KESCO do të vazhdojë të organizoj fushata të ndryshme të cilat kanë për temë diskutimi eficiencen e energjise elektrike në mënyrë që konsumatorët tanë të jenë sa më efikas në përdorimin e saj.
KESCO shënoi Ditën Botërore të Buzëqeshjes
Në Ditën Botërore të Buzëqeshjes, kolegët tanë kanë pranuar mesazhe inkurajuese për të filluar ditën me buzëqeshje e pozitivitet. Kjo ditë shënohet më 1 tetor në mbarë botën dhe këtë vit është shënuar edhe në KEDS.
Të gjithë e dimë se të qeshurit ta zgjat jetën. Kjo është përkrahur edhe nga një studim në Universitetin e Londrës, që thotë se të qeshurit ta ulë rrahjen e zemrës dhe zvogëlon tensionin e gjakut, duke e relaksuar kështu trupin tonë.
Këtë vit më shumë se asnjëherë, njerëzimi ka pasur nevojë për buzëqeshje, andaj kartolinat e përgatitura me dashuri që mbanin shkrimin: “Na mungon buzëqeshja jote", sado pak i bënë punëtorët tanë të buzëqeshur qysh në mëngjes.
KESCO kujdeset për mirëqenien e punëtorëve të vet, andaj sot më shumë se kurrë ne jemi pranë njëri-tjetrit!
Urojmë që të jeni të buzëqeshur gjithmonë!
Java e Kursimit të Energjisë Elektrike
Java e Kursimit të Energjisë fillon më datën 18 janar dhe përfundon më 24 të po këtij muaji.
Kjo është një fushatë ndërkombëtare që ka për qëllim të ndihmojë të gjithë njerëzit, të zvogëlojnë faturat e energjisë elektrike dhe të vetëdijësojnë ata lidhur me kursimin e energjisë elektrike.
Reduktimi i konsumit të energjisë çon përfundimisht te faturat më të ulëta dhe mund të arrihet shumë lehtë përmes veprimeve të përditshme që ne bëjmë në shtëpitë tona.
Për të ndihmuar konsumatorët tanë të bëjnë pikërisht këtë, KESCO nëpërmjet fushatave të ndryshme informon dhe edukon ata në këtë aspekt.
#BigEnergySavingWeek