Të gjithë konsumatorët munden në ÇDO kohë dhe nga ÇDO vend i botës të kenë qasje në informatat si në vijim:
- Konsumin/ shpenzimin e energjisë elektrike;
- Mundësinë e pagesës së faturave të energjisë elektrike përmes këtij aplikacioni;
- Pranimin e faturave mujore të energjisë elektrike online;
- Informata mbi ndërprerjet e planifikuara në daljen apo lokacionin që furnizon objektin tuaj;
- Informata mbi borxhin e akumuluar dhe afatin e pagesës;
- Informata mbi shkyçjen eventuale për shkak të mospagesës;
- Informata mbi ri-kyçjen e pikës suaj matëse pas pagesës së borxhit;
- Informata mbi çmimet e energjisë elektrike;
- Çfarëdo promovime tjera të ofruara nga ana e kompanisë tonë.
Të gjithë përdoruesit e telefonave me sistem Android, këtë aplikacion mund ta shkarkojnë në marketet zyrtare “PlayStore”, ndërsa përdoruesit e telefonave iPhone mund ta shkarkojnë në “AppStore”. (Shih më poshtë)
Informata më të hollësishme mbi mënyrën e regjistrimit dhe përdormit të aplikacionit mobil eKesco, mund t'i gjeni në manualin eKesco të cilin mund ta lexoni apo shkarkoni këtu.