Energjia elektrike e ka bërë jetën tonë më të lehtë në shumë aspekte,por kjo nuk do të thotë se energjia elektrike nuk është e rrezikshme. Ne kemi shkruar disa këshilla të sigurisë elektrike të cilat duhet t'i kemi parasysh të gjithë në qoftë se duam të jemi të sigurtë gjatë pëdorimit të saj
Riparoni ose ndërroni pajisjet elektrike të dëmtuara. Nëse janë të dëmtuara mos i përdorni fare;
Asnjëherë mos e prekni prizën, ndërprerësin ose ndonjë pajisje tjetër elektrike me duar të lagura;
Jini të vetëdijshëm që prizat e nxehta mund të jenë një shenjë se instalimi i energjisë elektrike nuk është bërë siç duhet,mos i shfrytëzoni ato derisa një elektricist i kualifikuar të ketë kontrolluar lidhjet;
Mos i ngarkoni prizat me shumë pajisje. Shkyçni pajisjet që nuk i përdorni;
Shmangni lagështinë. Rreziku i goditjes nga energjia elektrike është më i madh në zonat me lagështi;
Gjatë stuhive të mëdha (vetëtimat, bubullimat) mos përdorni pajisje elektrike;
Informohuni se ku ndodhen ndërprerësit/siguresat në rast urgjence;
Etiketoni qartë të gjithë ndërprerësit dhe kutitë e siguresave;