Rol jashtëzakonisht të madh në kursimin apo shpenzimin e energjisë elektrike luajnë edhe pajisjet që përdorim në baza ditore në shtëpi
Në shtëpi frigoriferin mbajeni larg pajisjeve që lirojnë nxehtësi, mbajeni atë në vendin më të ftohtë në shtëpi, kështu kujdeseni që temperaturat e ulëta të qëndrojnë konstant.
Përpara se të fusni ushqimin në frigorifer, lëreni të ftohet, ushqimi i nxehtë kërkon më shumë energji elektrike për t’u ngrirë.
Mos lejoni lagështi në frigorifer, mbuloni enët e ushqimit, pastroni pikat e ujit nga të gjitha enët dhe shishet që i vendosni në të.
Mos lejoni të formohet trashësi e akullit në frigorifer dhe ngrirës, shkrini dhe pastroni ato, sepse do të jenë më efektiv dhe më ekonomik.
Derën e frigoriferit apo të ngritësit mbani të hapur sa më pak që është e mundur dhe bëhuni të kujdesshëm që dera të jetë mirë e mbyllur, sepse depërton ajri i ngrohtë dhe humbet freskia, kështu që atyre ju duhet më shumë kohë për të rikthyer gjendjen paraprake.
Makina larëse shpenzon më pak energji nëse lani rrobat në temperatura më të ulëta.
Makinat për larjen e enëve, për larjen dhe tharjen e rrobave, gjithashtu përbëjnë një pjesë të shpenzimit të përgjithshëm.
Nëse keni vendosur të blini makinë të re për larjen e enëve, makinë për larjen apo tharjen e rrobave, atëherë orientohuni në produkte më cilësore dhe më ekonomike, shikoni udhëzimin e prodhuesit ku janë të shkruara karakteristikat kryesore dhe pastaj vendosni cila është më ekonomike.
Vendosjen e makinave e bëni në vende të thata e kurrsesi në vende me lagështi, sepse lagështia përçon rrymën dhe paraqet rrezik, gjithashtu kontrolloni të jenë në rregull telat e rrymës, kabllot, spinat. Gjithashtu kujdesuni që gypat për marrjen dhe zbrazjen e ujit të jenë të vendosur mirë.
Preferohet që çdo herë makina të jetë e mbushur plot, por nëse makina është gjysmë e mbushur, atëherë përdorni programin ekonomik. Shpenzimi i energjisë elektrike është i njëjtë qoftë me ngarkesë të plotë, qoftë me gjysmë ngarkesë.
Gjatë zierjes përshtatni temperaturën adekuate, vini kapakun tenxheres për ta ruajtur nxehtësinë dhe kështu koha e zierjes do të shkurtohet.
Pas arritjes së temperaturës në 100°C, pra pasi të marrë valë, uleni temperaturën.
Përdorni enë fundi i të cilave është në madhësi të pllakës së stufës, ose enë fundi i të cilave është pak më e madhe se pllaka e stufës.
Përdorimi i enëve ekspres për zierje me avull shpejton zierjen dhe është më ekonomike.
Gjatë përgatitjes së ushqimit në furrë, duhet ta dini se çdo hapje e derës së furrës zbret temperaturën rreth 15°C.
Para se të përfundojë zierja 2 - 3 minuta, ndaleni pllakën, apo 5 - 10 minuta para se të përfundojë pjekja ndaleni furrën, sepse me këtë veprim do të kurseni.
Ndërrojini pllakat e stufës apo nxehsit e furrës nëse janë të vjetra.
Përdorimi i mikrovalëve është më efikas dhe më ekonomik, rreth 50% shpenzojnë rrymë më pak se furrat e rëndomta elektrike
Për të kuptuar se cilat pajisje shpenzojnë më shumë dhe cilat më pak, mund të përdorni kalkulatorin e shpenzimeve të pajisjeve shtëpiake.