Pajisjet e zyrës
Kompjuterët dhe pajisjet e tjera të zyrës janë disa nga shpenzuesit më të mëdhenj të konsumit të energjisë elektrike
- Fikni kompjuterët, monitorët, printerët gjatë natës dhe gjatë fundjavëve. Nëse nuk mundeni të fikni kompjuterin, së paku fikni monitorin dhe printerin.
- Gjithmonë sigurohuni që fotokopjuesit të jenë të fikur jashtë orarit të punës. Poashtu, shmangni të gjitha kopjimet e panevojshme.
- Përdorni latop në vend të një kompjuteri nëse është e mundur. Laptopi harxhon shumë më pak energji.
- Mos përdorni të gjithë printerët. Nëse keni disa kompjuterë në zyrën tuaj, lidhni ato në një printer për të kursyer energji.
- Ndalni klimën, llambat në tavolinën tuaj nëse nuk i përdorni kur punoni.
- Gjatë blerjes së pajisjeve për zyrë, kujdesuni që të blini pajisje që kursejnë energjinë elektrike.
- Nëse keni kuzhinë në zyrat tuaja, kujdesuni që të mos lini pajisje dhe drita të ndezura pa nevojë.
- Nxehëset në zyrën tuaj lini në temperaturë konstante, kështu shfrytëzojnë më pak energji elektrike.