shq

Ngrohja dhe kondicioneri

Ne duhet ta mendojmë shtëpinë tonë si një enë duke u sigurar qe ajo të rrjedhë sa më pak që është e mundur. Nëse pak mundohemi, ka shumë mënyra të thjeshta që ne mund t’i adaptojmë në rutinën tonë për të kursyer energji elektrike sa i përket përdorimit të ngrohësve dhe kondicionerëve. Disa nga këto këshilla janë:

  • Përshtatni kontrollet e temperaturës varësisht prej sezonës dhe motit;
  • Mbani dritaret dhe dyert e ndërtesës tuaj të mbyllura sa më shumë që mundeni;
  • Kurseni të holla duke mos i ngrohur më shumë se që nevojitet dhomat të cilat janë të papërdorura në shtëpinë tuaj;
  • Izoloni mbështjellëit e jashtëm të ndërtesës (muret e jashtme, çatinë dhe dyshemenë);
  • Nëse dritaret dhe dyert nuk janë të izoluara mirë përdorni ndonjë ngjitës të papërshkrueshëm nga uji për të bërë mbylljen e hapësirave ku mund të hyj ajri i ftohtë nga jashtë;
  • Investoni në inzolim të shtëpisë sepse është investim afatgjatë që zakonisht kthehet brenda 5 ose 6 viteve nëpërmjet faturave më të ulëta.
  • Sigurohuni që kondicionerin ta vendosni në një hapësirë në hije, në këtë mënyrë ai do të jetë më funksional.
  • Mirëmbani kondicionerin tuaj duke ua ndërruar filterët sa herë që e shihni të nevojshme.
Left image Right image

Shkarko aplikacionin eKesco