shq

Ndriçimi

Rreth 40 % e energjisë së konsumuar në shtëpitë tona vjen nga ndriçimi, kështu që disa këshilla për të kursyer energji në këtë aspekt janë më se të nevojshme

  • Mënyra më e mirë për të filluar të kurseni energji elektrike është të fikni dritat në dhomat e papërdorura;
  • Hapi tjetër është të zëvendësoni llambat inkandashente me llambat fluoreshente kompakte. Keto llamba jo vetëm që shfrytëzojnë më pak energji dhe zgjasin më shumë por edhe janë gjeneralisht më të lira;
  • Është gjithashtu e rëndësishme të keni dritë të mjaftueshme në dhomë, as më shumë e as më pak, provoni të keni shpërndarje të barabartë të dritës;
  • Hapni grilat e dritareve për të lejuar dritën e diellit të hyjë brenda, ndonjëherë drita e diellit mund të ndriçojë më shumë se llambat e zakonshme;
  • Pastroni pluhurin nga llambat elektrike. Sa më e pastër llamba , aq më shumë dritë përhap në dhomë;
  • Kur jeni duke lexuar në një vend të veçantë ndriçoni vetëm vendin që ju duhet duke e përdorur një llambë tavoline, në vend që të ndriçoni të gjithë dhomën.

Shkarko aplikacionin eKesco