shq

Këshilla për kursimin e energjisë

Shumica e këshillave dhe praktikave për kursim të energjisë nuk kushtojnë asgjë, gjëja e vetme që duhet të bëni është të ndani pak kohë dhe të shtoni kujdesin tuaj në këtë aspekt

Për shembull:

  • Çdo ditë të fikni dritat që nuk ju duhen. Është veprim i vogël, por që ndikon dukshëm në faturën tuaj mujore.
  • Kujdesuni që bojleri në shtëpinë tuaj të mos jetë shumë i vjetër dhe të jetë sa më funksional.
  • Makina larëse shpenzon më pak energji nëse lani rrobat në temperatura më të ulëta.
  • Makinat për larjen e enëve, për larjen dhe tharjen e rrobave, gjithashtu përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të shpenzimit të përgjithshëm.
  • Nëse keni vendosur të blini makinë të re për larjen e enëve, makinë për larjen apo tharjen e rrobave, atëherë orientohuni në produkte më cilësore dhe më ekonomike, shikoni udhëzimin e prodhuesit ku janë të shkruara karakteristikat kryesore dhe pastaj vendosni cila është më ekonomike.
  • Preferohet që çdo herë makinat larëse t’i mbushni plot para se t’i lëshoni në përdorim, por nëse makina është gjysmë e mbushur, atëherë përdorni programin ekonomik. Shpenzimi i energjisë elektrike është i njëjtë qoftë me ngarkesë të plotë, qoftë me gjysmë ngarkesë.
  • Para se të flini, zvogëloni temperaturën e termostatit, sepse është më e shëndetshme dhe do të kurseni energji elektrike.
  • Në hapësirën e jashtme nëse nuk është e domosdoshme, mos lini shumë drita të ndezura.
outlet washing machine

Shkarko aplikacionin eKesco falas në: