shq
gradient

Pagesat e faturave

Menyrat e pagesave të faturave të energjisë elektrike

KESCO është kompani që ofron shërbime cilësore të sigurta dhe të arritshme për të gjithë konsumatorët. Ne jemi të përkushtuar drejt ofrimit të zgjidhjeve më të mira dhe inovative për ju, në mënyrë që të jemi më efikas, të lehtësojmë perditshmërinë tuaj, kursejmë kohën dhe zvogëlojmë kostot.

KESCO që nga privatizimi në maj të vitit 2015 në kuadër të planeve zhvillimore inovative ka implementuar projekte të shumta të digjitalizuara për faturim dhe pagesa që SOT janë në dispozicionin tuaj. Të gjitha këto projekte kanë ndikuar dukshëm në rritjen e kënaqshmërisë dhe besueshmërisë tuaj për shërbimet tona. 

Konsumatorëve u ofrohen këto kanale për pagesa të energjisë elektrike:

  • Arkave të KESCO (map link),
  • Aplikacionit mobil eKesco,
  • Ueb-faqes së KESCO (Së shpejti),
  • Bankave komerciale (sporteleve dhe e-banking),
  • Institucioneve mikrofinaciare,
  • dhe përmes Postës së Kosovës.

Për të kryer pagesat e energjisë elektrike nëpërmje aplikacionit eKesco, ju duhet të shkarkoni aplikacionin në mobilin tuaj. Gjeni më poshtë linqet e nevojshme për ta shkarkuar eKesco-n.

Shkarko aplikacionin eKesco