shq
gradient

Si të lexoj njehsorin?

Njehsorët elektrik janë pajisje që shërbejnë për matjen e shpenzimeve të energjisë elektrike. Leximi i njehsorit është i rëndësishëm, ju duhet të keni informatat bazike ngase kjo ndikon se sa ju shpenzoni dhe paguani për energjinë elektrike. Janë disa lloje të njehsorëve, megjithatë mënyra e funksionimit dhe leximit është pothuajse e ngjashme për të gjithë. Gjeni më poshtë një shembull se cka ju duhet të dini në mënyrë që të lexoni dhe kuptoni njehsorin.

1. Të dhënat rreth gjendjes së njehsorit mund të merren nga ekrani i njehsorit. Pra njehsorët posedojnë një mini-ekran si dhe nga një buton ( ngjyrë kaltër apo gjelbër, varësisht nga lloji i njehsorit).

2. Në ekranin që shihni më poshtë paraqiten disa shifra të cilat do ju ndihmojnë të kuptoni shpezimet e energjisë elektrike. Në ekran mund të paraqiten Tarifa 1 dhe 2, ose shkurtimisht T1 dhe T2.

  • T1 qëndron për energjinë aktive të shpenzuar
  • T2 qëndron për energjië reactive të shpenzuar

 

3. Butoni në njehsor mundëson kailmin automatic nga një regjistër në tjetrin. Pra nga Tarifa 1/T1 në Tarifën 2/ T2

 


 

Le të diskutojmë dhe thellohemi tutje dhe shpjegojmë më gjerësisht terminologjitë dhe proceset teknike që ndërlidhen me njehsorin dhe leximin e tij.

 

  1. Fillimisht të gjitha informatat rreth njehsorit tuaj i gjeni në Kodin e Matjes nga Zyra e Rregullatorit për Energji, organ i pavarur që rregullon aktivitetet në Sektorin e energjisë në Kosovë, përfshirë energjinë elektrike, ngrohjen qendrore dhe gazin.
  2. Ka disa tipe të njehsorëve të cilat miratohen nga Ministria e Republikës së Kosovës përgjegjëse për sektorin e energjisë. Pra të gjitha pajisjet matëse në përdorim janë akredituar, testuar dhe aprovuar nga institucione përgjegjëse.
  3. Energjia aktive është fuqia aktive që gjenerohet apo kalon në një qark elektrik gjatë një intervali kohe duke qenë integrali i caktuar i fuqisë aktive me kufij kohor (Kodi i Matjes, ZRrE).
  4. Energjia reaktive është integrali i caktuar nekufijë kohori fuqisë reaktive matur në njesi volt-amper reaktiv-orë ose shumëfishat e saj (Kodi i Matjes, ZRrE)