shq

Këshilla të përgjithshme sigurie

Energjia elektrike e ka bërë jetën tonë më të lehtë në shumë aspekte,por kjo nuk do të thotë se energjia elektrike nuk është e rrezikshme. Ne kemi shkruar disa këshilla të sigurisë elektrike të cilat duhet t'i kemi parasysh të gjithë në qoftë se duam të jemi të sigurtë gjatë pëdorimit të saj

  • Riparoni ose ndërroni pajisjet elektrike të dëmtuara. Nëse janë të dëmtuara mos i përdorni fare;
  • Asnjëherë mos e prekni prizën, ndërprerësin ose ndonjë pajisje tjetër elektrike me duar të lagura;
  • Jini të vetëdijshëm që prizat e nxehta mund të jenë një shenjë se instalimi i energjisë elektrike nuk është bërë siç duhet,mos i shfrytëzoni ato derisa një elektricist i kualifikuar të ketë kontrolluar lidhjet;
  • Mos i ngarkoni prizat me shumë pajisje. Shkyçni pajisjet që nuk i përdorni;
  • Shmangni lagështinë. Rreziku i goditjes nga energjia elektrike është më i madh në zonat me lagështi;
  • Gjatë stuhive të mëdha (vetëtimat, bubullimat) mos përdorni pajisje elektrike;
  • Informohuni se ku ndodhen ndërprerësit/siguresat në rast urgjence;
  • Etiketoni qartë të gjithë ndërprerësit dhe kutitë e siguresave;